Ngjarja në Shënkoll, Avokati i Popullit nis grup ekspertësh

31/07/2016 00:00

Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur gjatë mesditës së kësaj të diele keqardhjen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lezhë, me pasojë vdekjen e një të burgosuri dhe lëndimin e disa të tjerëve, teksa ka dërguar ekspertët e tij për të analizuar situatën.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Avokati i Popullit mësohet të ketë urdhëruar nisjen drejt IEVP-së së Lezhës të një grupi të specializuar ekspertësh nga Mekanizmi Kombëtar i Parandalimit të Torturës, për të monitoruar dhe analizuar situatën, si dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

Top Channel