Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Lapraka do të ketë së shpejti një fushë të re sportive dhe një kënd lojërash për fëmijë. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për një projekt të këtij lloji për komunitetin e Njësisë 11, në sheshin “Lord Bajron”. Sipas planit të ri rregullues, Lapraka do të jetë edhe një nga poliqendrat e Tiranës.
“Për 51 javë kemi zbatuar moton ‘Çdo ditë nga një punë konkrete për Tiranën’ dhe më vjen mirë që puna konkrete e ditës së sotme, teksa mbyllëm vitin tonë të parë, ka të bëjë me fillimin e një projekti fantastik këtu në Njësinë 11, në zonën e Laprakës, që do të përfundojë brenda muajit gusht, me një terren sportiv të cilësisë më të lartë, si fusha basketbolli, dhe me një kënd lojërash për të gjithë fëmijët”, tha kryebashkiaku i Tiranës.
Veliaj theksoi se investimet nuk po bëhen vetëm në qendër të Tiranës, por në çdo cep të saj.
“Lapraka do të jetë pjesë e poliqendrave të Tiranës, do të jetë një qendër më vete. Por që të jetë e tillë, këtu nuk mund të ketë vetëm banka dhe institucione për të rriturit, por edhe terrene sportive e lodra për fëmijët, si dhe mjedise çlodhëse për të moshuarit. Mezi pres që, duke nisur nga shtatori, marrëveshja e re që kemi me basketbollistët, ish-basketbollistët, trajnerët dhe sportdashësit, t’i hapë të gjitha palestrat e qytetit të Tiranës për përdorim të komunitetit. Kjo do të thotë që në shkolla si “Ahmet Gashi”, pasi mbaron ora e 6 e mësimit, komuniteti do të ketë akses në këto terrene sportive dhe në palestrat e shkollës, për t’u siguruar që shkolla nuk është një parkim me orar i fëmijëve, por është një hapësirë komunitare, e cila funksionon gjatë të gjithë orëve të ditës”, deklaroi më tej Veliaj.
Kryetari i bashkisë kërkon nga qyetarët të ruajnë atë që sot po ndërtohet në kryeqytet, në të mirë të komunitetit.
Top Channel