Gjirokastër, një grua humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën në aksident

31/07/2016 00:00

Përgjaken sërish rrugët e vendit, teksa mëngjesin e së dielës në fshatin Sofratik të Gjirokastrës, si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën një person dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima është 50-vjeçarja Tatjana Xhoxhi, ndërsa të plagosur kanë mbetur Ëngjëll Xhoxhi, Sindi Xhoxhi dhe Kristi Lazaj.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë për në Spitalin e Gjirokastrës, ku mësohet se Sindi Xhoxhi dhe Kristi Lazaj janë në gjende të rëndë.

Ndërkaq, policia është duke vijuar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta