Demarkacioni, Thaçi viziton Podgoricën. Takime me krerët e shtetit malazez
29/07/2016 00:00
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitë disaorëshe në Podgoricë të Malit të Zi, bëjnë të ditur burime të “lajmi.net”.
Sipas tyre, Presidenti Thaçi ka realizuar takime me krerët e shtetit malazez. Kjo vizitë ndodh vetëm pak ditë përpara debatit në Kuvendin e Kosovës lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.
Qeveria e Kosovës pritet ta dërgojë për ratifikim në Parlament marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Kosovës për përcaktimin e vijës kufitare mes dy vendeve.
Zyrtarët e Komisionit Europian kanë theksuar këto ditë se, ky është kushti i fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Top Channel