Nesër mbaron afati kur Windows 10 mund të merret falas. Më pas, përditësimi nga sistemi që keni do të kushtojë e pakta 110 dollarë.

Kompjuteri për Windows 10 mjafton të ketë parametra minimalë, si procesor 1GHz, RAM 1GB për Windows32-bit, 2GB  për 64-bit, 20 GB hapësirë në disk. Kaq i kanë pothuajse të gjithë kompjuterët e 10 viteve të fundit.

Para se të merrni Windows10, duhet të keni patjetër të instaluar Windows 7, Windows 8, ose Windows 8.1. Në të njëjtën faqe keni një mundësi që ta shkarkoni në një disk në formatin “ISO”.

Instalimi është shumë i thjeshtë. Për ta marrë, mjafton të shkoni këtu. Shkarkohet një skedar i vogël. Hapeni dhe ai nis shkarkimin e gjithë Windows-it. Kërkon kohë, sipas shpejtësisë së internetit.

Pas shkarkimit, ndiqni udhëzimet për ta instaluar. Udhëzimet janë bërë thjesht, që të kryhen nga çdo njeri, pavarësisht njohurive kompjuterike.

Nëse nuk e pëlqeni Windows 10, keni 30 ditë kohë për t’u kthyer tek versioni që patët me një klikim.

Tek galeria keni udhëzimet hap pas hapi.

FOTO GALERI
1/10
Pasi e shkarkoni nga lidhja, shfaqet kjo tabelë. Zgjidhni gjuhën dhe klikoni "Next"

Top Channel