“Diplomohen” qentë e Policisë

28/07/2016 00:00

Radhët e Policisë së Shtetit u përforcuan me gjashtë efektivë të rinjë e tejet “specialë”.

Në Institutin e Përgatitjes së Qenëve të Policisë përfundoi trajnimi për gjashtë “efektivët” me katër këmbë.

Në ceremoninë e “diplomimit” të tyre mori pjesë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe drejtues të tjerë të lartë të saj.

Qentë kanë përfunduar me sukses trajnimet disamujore dhe tashmë janë gati për t’iu bashkuar radhëve të policisë në aksione të ndryshme, kryesisht në ato për identifikimin e drogës dhe lëndëve shpërthyese.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel