Reshjet, rrëshqitje dhe probleme me trafikun në aksin Tiranë-Elbasan

26/07/2016 00:00

Reshjet jo të zakonta për kulmin e stinës së verës kanë shkaktuar këtë të martë disa rrëshqitje dheu dhe probleme në transportin rrugor në rrugën kombëtare Tiranë-Elbasan.

Pamje nga dëshmitarë në vendngjarje kanë ardhur në rubrikën “Ti Raporton”, për përmbytjen e ndodhur në aksin rrugor të sipërpërmendur, në vendin pranë fshatit Ibë, aty ku duket se ka probleme me trafikun rrugor.

Top Channel