Një shofer që mbetet anonim, përplasi makinën 4 milionë euro teksa përpiqej të vinte një rekord të ri shpejtësie në pistën e famshme Nurburgring të Gjermanisë.

Makina është një Koenigsegg One që kushton më shumë se 4 milionë euro, dhe është dëmtuar rëndë në pjesën e parme dhe të pasme.

Ekipi prodhues e analizoi trupin e makinës së dëmtuar, (foto 7) dhe tha që i ishin bllokuar frenat e parme kur ishte me shpejtësi 170 km/orë. Është përplasur me gardhin rrethues me 120 km/orë. Fajin, sipas teknikëve, e kishte një sinjali për sensorin e ABS.

Makina ishte ngritur në ajër për 22 metra dhe jastëkët e ajrit, të gjitha sistemet e tjera të sigurisë, kishin arritur të shpëtonin jetën e shoferit, pavarësisht një zjarri të vogël që ishte ndezur.

Koenigsegg është një kompani suedeze, e krijuar në vitin 1994. Që në fillim është hapur me qëllimin për të prodhuar super-makina që të sfidonin më të fuqishmet në botë.

Pas shumë vitesh prova, makinën e parë e nxorën në vitin 2002. Në 2009 u zgjodh nga “Forbes” si një nga makinat më të bukura në histori.

Në shkurt të vitit 2005 theu rekordin si makina më e shpejtë në botë, duke kapur 388.87 km/orë. Rekordin e mbajti deri në shtator, kur ia mori Bugatti Veyron, me 408.47 km/orë.

Veçoria e Koenigsegg është që prodhon çdo pjesë në punishten e saj me 97 punonjës, edhe pjesët më të vogla që shumica e prodhuesve të tjerë i marrin nga nënkontraktorë.

FOTO GALERI
1/10
Koenigsegg Regera duket si e robotizuar kur hap dyert.

Top Channel