Komisioni i Ekonomisë miratoi edhe me votat e opozitës ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Sipas projektit të qeverisë, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi të rivlerësojnë deri në 28 shkurt të 2017 pronën e tyre kundrejt një tarife prej 2 përqind mbi diferencën mes vlerës së regjistruar dhe asaj që shitet aktualisht prona. Për bizneset taksa është 3%.
“Do të bëjë të mundur që të paktën qytetarët apo edhe sipërmarrjet që të kenë mundësi që në referencë të çmimeve apo të vlerës së pasurisë së tyre të paluajtshme në ZRPP të kenë vlerën reale të tregut”, shprehet ministri Ahmetaj.
Megjithë votën “pro” opozita ngriti pikëpyetje pasi rivlerësimi i pasurive mund të rrisë barrën fiskale nëse ndryshon mënyra e taksimit të pronave.
“Duket sikur qeveria të gjithë këtë proces e bën se ka ndërmend të vendosi një taksë, nga një taksë për metër katror dhe sipas vendndodhjes të kalojmë në një taksë që bazohet në vlerën e shtëpisë”, thotë Bode.
Top Channel