Që prej antikitetit, njeriu ka përdorur gurët për të shtruar rrugët. Ndër shekuj metodat janë sofistikuar dhe punimet janë shndërruar në shumë raste vepra arti të vërteta.

I vetmi problem i shtrimit të rrugëve me gurë është se kërkojnë shumë kohë dhe burime njerëzore.

Për ta thjeshtuar dhe përshpejtuar këtë proces kanë menduar inxhinierët e kompanisë RPS, që kanë prezantuar “Printuesin e Rrugës”.

Bëhet fjalë për një makineri gjigante që shtron rrugët dhe trotuaret si tapet. Makineria “qëndis tapetin” duke asambluar një nga një gurët e hedhur nga punëtorët që qëndrojnë mbi të.

Krijuesit e saj thonë se makineria mund të shtrojë deri në 500 metra rrugë në ditë dhe premtojnë ta përmirësojnë atë në vazhdim.

Top Channel