Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Kishte vetëm një veturë policie, në hyrje të zonës pedonale të Promenade des Anglais në Nice, ku mbërriti kamioni që masakroi turmën e njerëzve që festonin ditën e Bastijes, duke vrarë 84 vetë.
Fakti shqetësues zbulohet nga e përditshmja “Liberation”. Ministri i Brendshem, Bernard Cazeneuve, urdhëroi nisjen e një vlerësimi teknik të aparatit të sigurisë, i cili ka ngjallur polemika të forta mes komunës së drejtuar nga republikanët dhe qeverisë.
Duke cituar një burim policor që ka parë imazhet e videosurvejtimit, “Liberation” pretendon se vetëm një autoveturë e policisë bashkiake gjendej në bulevardin e famshëm buzë detit, në zonën e kthyer në një ishull pedonal mbrëmjen e festës.
E përditshmja, që citon një dëshmitare, thotë se në atë që do të kthehej shpejt në skenën e një kasaphane nuk kishte agjentë në gjendje për të bllokuar rrugën, pasi rreth orës 20:30 ishte bërë një alternim me kolegët e policisë bashkiake.
Në një komunikatë për shtyp Kaznev pranoi se policia ishte vendosur në hyrje të Promenade des Anglais për të devijuar qarkullimin e për të garantuar kontroll vizual, dhe se ashtu siç ishte parashikuar rreth orës 21:00 ishte zëvendësuar nga ajo bashkiake, pjesëtarët e së cilës janë më pak të armatosur. Duke mbrojtur veten nga akuzat e “Liberation”, se kishte gënjyer publikisht mbi praninë e policisë në hyrje të bulevardit, Ministri i Jashtëm akuzoi gazetën për teori konspirative dhe kujtoi se disa policë heronj, të cilët qëlluan për vdekje agresorin, ishin staicionuar në brendësi të Promade Des Anglais.
Top Channel