Bëhuni gati të jeni akoma më të fiksuar pas “Snapchat”-it. Ju që tanimë jeni mësuar ta përdorni në masë këtë aplikacion, duhet ta dini që “Snapchat” sapo ka lançuar përditësimin e fundit me një video-promocionale, dhe me aq sa pamë, mund të themi se ky rrjet social do të bëhet edhe më i përhapur nga sa është tani.

Opsioni i ri quhet “Memories” (Kujtimet) dhe të gjithë përdoruesit e Snapchat-it mund të ruajnë fotot dhe videot, t’i rregullojnë ato si të duan dhe t’i postojnë ato sërish më vonë.

Gjithashtu do të ketë një opsion të ri për t’i ruajtur të gjitha fotot dhe videot që ju publikoni në “Snapchat” me një dosje  të kyçur, e cila do të quhet “My Eyes Only”. Këtu, sigurisht, mund të ruani momente që nuk doni t’i ndani me të tjerët.

Gjithashtu, ju do të mund të postoni edhe fotografi që i keni bërë më parë dhe i keni ruajtur në galerinë e telefonit tuaj.

Ky përmirësim i “Snapchat”-it do të jetë i mundur për të gjithë përdoruesit e tij deri në fundin e këtij muaji, kur ata të gjithë do të njoftohen nëpërmjet një mesazhi nga stafi i “Snapchat”-it që duhet të ndryshojnë versionin e aplikacionit.

Top Channel