Apple ka fituar betejën e radhës me Samsung. Produktet dhe sistemi operativ i “Mollës” janë përzgjedhur nga Komana e Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane, që pas disa vitesh heq dorë nga Android.

Sipas asaj që shkruan forumi teknologjik DoD Buzz, vendimi është marrë pas disa testimeve që kanë treguar një performancë më të mirë të telefonave iPhone 6s në hapjen dhe përdorimin e aplikacioneve të posaçme që përdor kjo njësi.

I njëjti burim thotë se në testimet Android, pajisjet Samsung shpesh bllokoheshin, nxeheshin tej mase, nuk hapnin aplikacionet e posaçme dhe kishin nevojë për t’u fikur e ndezur sërish dhe kjo nuk është ajo që i duhet një ushtari në momentin që ndodhen në terren.

Krejt e kundërta ka ndodhur me sistemin iOS dhe pajisjet iPhone 6S, që nuk bllokoheshin dhe hapnin pa asnjë problem aplikacionet në fjalë.

Nuk dihet se cilat pajisje Samsung përdorte ushtria për të krahasur performancën me iPhone 6S, por dihet që në 2014, pajisja e përzgjedhur ishte Galaxy Note, ku ishin të instaluara aplikacionet e posaçme të Komandës së Operacioneve Speciale.

Top Channel