Gjakova bëhet me pajisje mamografie

19/07/2016 00:00

Të martën në Gjakovë u përurua qendra e mamografisë që i vjen në ndihmë shumë femrave në këtë komunë, por jo vetëm. Kjo pajisje është një “armë” më tepër në luftën kundër kancerit të gjirit, sëmundje kjo që po përhapet shumë në Kosovë.

Pajisja iu dhurua Komunës së Gjakovës nga klubet rotariane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa kryetari i klubit rotari të Gjakovës, Skender Gola, tha se do të përfitojnë edhe qytetet veriore të Shqipërisë.

“Qytetarët e Qarkut të Tropojës kryejnë të gjitha vizitat mjekësore në Gjakovë, sigurisht që ata do të mund të marrin shërbime edhe pranë kësaj qendre pa asnjë detyrim financiar”, tha Gola, duke shtuar se kjo pajisje është e teknologjisë moderne i cili gjatë procesit nuk reflekton rreze që ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut.

Ndërsa, kryekomunarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, premtoi që institucioni që drejton do të ofrojë kushte që kjo pajisje të jetë në funksion të plotë, ndërsa theksoi se është një dhuratë shumë e çmuar që po i bëhet vendit.

“Kjo pajisje mund të shpëtojë jetë dhe uroj që kështu të ndodhë. Do të bëjmë të pamundurën që të sigurojmë edhe shërbimet përcjellëse në mënyrë që të funksionojë normalisht”, tha Kusari-Lila.

Zv.presidentja e Rotari Ndërkombëtar, Jenifer Jones, e cila është e mbijetuar e kancerit të gjirit,

Ndërkohë, Ruzhdi Bakalli, themelues i klubeve rotari në Kosovë, ka ftuar gratë që të bëjnë ekzaminimin. Ai tha se është shumë i rëndësishëm zbulimi i hershëm, pasi mundësia për t’u kuruar dhe për të mbijetuar është e lartë.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre mori pjesë edhe zv.presidentja e Rotari Ndërkombëtar, Jenifer Jones, e cila është e mbijetuar e kancerit të gjirit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA