Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Jose Mourinho përjeton një moment drithërues në banesën tij. Një person i pastrehë, Gabor Roman, hyri në banesën e tij në tentativë për ta grabitur, ndërsa trajneri portugez i Manchester United ndodhej në dhomën e tij duke ndjekur finalen e Europianit.
Ishte britma e shërbyeses së tij, ajo që sinjalizoi Mourinhon për hyrjen e Roman në banesën e tij, ndërkohë që punonjësit e sigurisë reaguan menjëherë, teksa e mbajtën 25-vjeçarin deri në momentin që erdhi policia për ta arrestuar.
Në median britanike flitet se Mourinho e lë shpesh portën e banesës së tij të hapur, për shkak të hyrje-daljeve të punonjësve të tij. Gabor Roman kërkoi të shfrytëzojë momentin për të hyrë dhe për të grabitur diçka, por u bllokua dhe në fund u vu nën pranga.
Top Channel