PD nxjerr foton e avionit të Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë: Falënderojmë xhandarmërinë dhe forcat ajrore franceze, SPAK bën sikur po heton
Pas ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, edhe kryeministri Rama i’u përgjigj pozitivisht ftesës së kryeparlamentarit Meta për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
“I gatshem te ulem në çdo moment ne tryezen e propozuar nga I.Meta! Çdo diskutim sy me sy per Reformen ne Drejtesi deri ne 21korrik i’a vlen ” shkruan Rama në rrjetet sociale.
Me heret mesohet se kryeministri Rama ka zhvilluar nje takim me disa ministra te kabinetit te tij dhe disa deputete te Partise Socialiste, ne qytetin e Durresit.
Ndërkohë nga kreu i opozitës Lulzim Basha nuk ka patur asnjë reagim përveç komunikimit që vijoi më herët me kryeministrin Rama në rrjetet sociale dhe ku i bëri thirrje këtij të fundit të caktojë negociatorët për zgjidhjen e situatës.
Lulzim Basha është kujdesur të theksojë se për reformën në drejtësi nuk ka çfarë të debatojë me kryeministrin, por në vend të saj mund të flasim për taksat e larta, për arsimin dhe shëndetësinë në ditë të zeza, për ekonominë në agoni, për varfërimin dhe shpunësimin e shqiptarëve, për pasigurinë dhe pushtetin e bandave, për korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes.
Top Channel