
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllimet të gjithë familjeve të viktimave në Francë, duke thënë se Kosova është gjithmonë me popullin francez, sidomos në kohë të vështira.
Ja postimi i plotë i Thaçit në “Facebook”:
“Tmerre si ai i mbrëmshmi në Nice na lëndojnë zemrën, por nuk e lëkundin përkushtimin tonë për liri, barazi dhe vëllazëri, kudo në botë.
Jemi me popullin francez gjithmonë, e sidomos në kohët e vështira. I shprehim ngushëllimet më të thella. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që janë prekur.
Besojmë në forcën e popullit francez, në forcën e të gjithë popujve paqedashës, që do të ngadhënjejmë mbi dhunën dhe terrorin”, shkruan presidenti i Kosovës.
Top Channel