“The Verge” raporton se një dron i rrëzuar në Mogadishu të Somalisë duket më pak si dron e më shumë si zog, e madje i ka krahët të lëvizshëm që të duket sikur i përplas. (Foto 6 dhe 7)

Nuk janë të qarta rrethanat se si është rrëzuar apo nëse raportimi është i vërtetë, por njihet fakti që ushtritë kanë zhvilluar dronë që duken si zogj.

Një model është “Maveric”, që mund të lëshohen nga një tub në formë topi, siç mund ta shihni në video.

Një tjetër model i njohur është nga kompania spanjolle Maxam, e cila e ka maskuar dronin Shepherd-MIL që të duket si shqiponjë. (fotot 1-5).

FOTO GALERI
1/7
Droni Shepherd-MIL nga kompania spanjolle Maxam

Top Channel