Policia e Dibrës ka sekuestruar 9.65 gramë heroinë dhe ka arrestuar zotëruesin e kësaj lënde të fortë narkotike. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Regli Truçi, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë me 6 muaj burg për vjedhje.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Llixha”. Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Llixha”, në hyrje të qytetit Peshkopi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia, ju gjet e mbështjellë në një qese trasparente 9.65 gramë heroinë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një aparat celular i shtetasit të arrestuar.
Top Channel