Në Dibër është arrestuar në flagrancë një shtetas për veprat penale kontrabandë me mallra të tjera dhe mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik. Ndërkohë, procedohet penalisht në gjendje të lirë një doganier për shpërdorim detyre.
Personi i arrestuar është Astrit Stafa, 52 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë me mjetin e tij tip Volksëagen me targë AA 345 FH, një sasi konfeksionesh pa iu nënshtruar procedurave doganore, duke mos iu bindur urdhërit të punonjësit të Policisë Kufitare.
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi me iniciale A.L., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Bllatë, pasi dyshohet se nuk ka kryer procedurat doganore.
Top Channel