Varshavë, Maqedonia në NATO pasi të zgjidhë çështjen e emrit

10/07/2016 00:00

Vendet anëtare të NATO-s, të mbledhura prej dy ditësh në samitin e Varshavës, nëpërmjet një komunikate përfundimtare kanë përsëritur ftesën që Maqedonia të bëhet anëtare e aleancës atlantiko-veriore sapo të gjendet një zgjidhje për emrin, një çështje e diskutuar gjatë me palën greke.

Njëherazi është bërë thirrje për reforma në sferën e gjyqësorit dhe mediave, si dhe plotësimin e marrëveshjes së Përzhinës.

Gjithashtu thuhet se vendet anëtare të NATO-s i inkurajojnë përpjekjet e mëtejshme të Maqedonisë për të zhvilluar marrëdhënie të mira fqinjësie.

Top Channel