Kushtetuesja e Kosovës “ngrin” dekretin e Osmanit për zgjedhje të reja, vendos masë të përkohshme ndaj vendimit për shpërndarjen e Kuvendit Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka deklaruar se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar janë thelbësore për përparimin e Kosovës.
Nuland i bëri këto komente gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku u bisedua për proceset aktuale, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova. Nuland theksoi se, Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara.
Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë, si dhe në reformat e domosdoshme institucionale që kanë të bëjnë me agjendën euroatlantike të vendit.
Sipas një komunikate për mediet nga Kuvendi i Kosovës, në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së, si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës.
Top Channel