Shefi i Policisë së Dallasit, Devid Braun, tha se pasi dështuan me negociatat që vrasësi të dorëzohej, u detyruan të përdorin një robot për ta asgjësuar, duke bërë kështu vrasjen e parë të kryer nga një robot.

Roboti është përdorur për të vendosur një lëndë shpërthyese pranë të dyshuarit, që më pas është aktivizuar me telekomandim.

Është ende e paqartë se cili prej robotëve është përdorur me saktësi, por dihet që është një nga robotët që përdoren për të shpërthyer pako të dyshimta ose makina bombë.

Një i tillë është përdorur për t’i dhënë pica një pengmarrësi të rrezikshëm, pak kohë më parë, por është hera e parë në histori që një robot përdoret për të vrarë një njeri.

I dyshuari kishte qëlluar 11 policë me snajper, duke vrarë pesë prej tyre. Sulmi ndodhi gjatë një proteste të njerëzve me ngjyrë kundër dhunës policore. Policët e rrethuan, por 25 vjeçari Micah Xavier Johnson (foto 4), një ushtarak i stërvitur mirë, kishte refuzuar të dorëzohej.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel