Imazhe të reja mbresëlënëse të Tokës dhe Hënës, NASA publikon të gjitha fotot nga misioni Artemis II Agjencia Hapësinore Amerikane vendosi me sukses një sondë të re në orbitën rreth Jupiterit.
Satelitit “Juno”, i cili u shkëput nga toka 5 vjet më parë, ju desh të lëshonte motorin e tij kryesor, për të ngadalësuar shpejtësinë e për t’u kapur nga graviteti i Jupiterit. Ekspertët e NASA-s në Pasadena të Kalifornisë shpërthyen në britma gëzimi pas konfirmimit se misioni ishte përmbushur me sukses.
“NASA e bëri sërish. Kjo nënkupton gjithçka për mua dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës që e mundësoi këtë. Ne kemi punuar kaq shumë, kemi pasur rreth vetes njerëz të mrekullueshëm dhe kjo është gati një endërr e bërë realitet”.
Shkencëtarët planifikojnë të përdorin anijen kozmike për të kuptuar brendësinë e planetit. Ata mendojnë se struktura dhe kimia e tij përmban të dhëna se si kjo botë gjigante u krijua 4 miliardë e gjysmë vite më parë.
Deri më tani asnjë anije kozmike nuk kishte guxuar të kalonte pranë Jupiterit, pasi rrezatimi i tij mund të shkatërrojë pajisjet e pambrojtura elektronike. Madje një përllogaritje sugjeroi se hyrja në orbitën e planetit do ta kishte ekspozuar “Junon” ndaj një doze ekuivalente prej miliona rrezeve “X”. Por, sonda është ndërtuar si një tank me mburojë titaniumit dhe djegia 35 minutëshe e raketës u krye pa asnjë sukses.
Edhe pse rreziqet e rrezatimit nuk janë zhdukur ende, sonda duhet të jetë në gjendje të përgatisë instrumentet për të nisur eksplorimin e asaj që shtrihen nën retë e errëta të Jupiterit.
Top Channel