Tanku me një pamje që duket sikur vjen nga e ardhmja, synon të shmangë radarë, rrezet infra të kuqe e sisteme të tjera zbulimi.

Rrezet infra të kuqe janë metoda më e zakonshme që përdoret sot për të diktuar tanket, dhe kompania polake OBRUM premton t’i shmangë nëpërmjet një veshjeje me temperaturë të kontrolluar. Tanku i tyre quhet PL-01 dhe ata shpresojnë ta vënë në shërbim për vendin e tyre në vitin 2018 dhe ta eksportojnë në vitin 2020. (Foto 1-4).

Polakët e OBRUM kanë bashkëpunuar me kompaninë britanike BAE Systems, të cilët kanë krijuar modelin prototip CV-90/120-T, gjithashtu me synim shmangien e radarëve. Ndikimi i PL-01 nga modeli CV-90/120-T i BAE duket qartë në fotot 5-8.

Tanku PL-01 është sipas të gjitha standardeve të NATO-s, peshon 35 tonë, ka motor me 940 kuaj fuqi dhe mund të funksionojë pa u ndalur për 500 kilometra në rrugë të shtruar, me shpejtësi maksimale nga 50 km/orë në terren të ashpër e deri në 70 km/orë në  asfalt.

FOTO GALERI
1/8
PL-01

Top Channel