Fotoja 80 mijë USD, PD dorëzon padinë për Ramën

04/07/2016 11:30

Në kallëzimin penal të demokratëve për kryeministrin gjenden 3 nene të Kodit Penal, që sipas tyre Edi Rama i ka shkelur në vitin 2012, kur ai bëri një foto me presidentin Obama, pas një pagese prej 80 mijë dollarësh.

Në një njoftim për shtyp ku konfirmoi kallëzimin, PD deklaroi se kryeministrit është përgjegjës për akuzat e: ushtrimit të ndikimit të paligjshëm; fshehje të pasurisë; dhe pastrim të parave.

Opozita i kërkoi prokurorisë të hetojë burimin e financimit, e bindur se mbrapa tij është kryeministri Rama.

“Tani është momenti që Prokuroria, ashtu siç ka vepruar prokuria në Rumani apo në vende të tjera, të thërrasë në përgjegjësi penale kryeministrin shqiptar, i cili është i detyruar t’i japë përgjigje pyetjeve që ngrihen nga opozita, nga publiku, por edhe nga mediat ndërkombëtare mbi financimin e dyshimtë dhe përdorimin e parave të pista në një fushatë elektorale, për të ushtruar një ndikim të paligjshëm”, thuhet në kallëzimin e PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA