Anulimi i gjobave të gabuara, Ahmetaj: Së shpejti vendim në Kuvend

01/07/2016 00:00

Qeveria do t’i propozojë Parlamentit faljen e gjobave masive që sistemi elektronik i Tatimeve ka vendosur ditët e fundit mbi bizneset e vogla për mosdeklarimin e punonjësit të vetëm.

“Qeveria e ka parë me vëmendje, kryeministri po ashtu dhe meqë ka qenë herë e parë dhe tatimpaguesit të painformuar, ne do t’i propozojmë Parlamentit që këto gjoba të falen dhe të fshihen nga sistemi”, ka deklaruar ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Por kreu i Financave i kërkoi sipërmarrjes të zbatojë ligjin duke dhënë edhe një parlajmërim.

“Por dua të theksoj se kjo është hera e fundit që qeveria do të propozojë një masë të tillë, sepse disiplina fiskale është në favor të qytetarëve”, ka thënë Ahmetaj.

Ahmetaj hodhi poshtë akuzat se administrata tatimore ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

“Gjenerimi i gjobae nga sistemi është në referencë të plotë të ligjit dhe disiplinës fiskale. Tatimet kanë zbatuar me përpikmëri ligjin, në kuadër të asaj disipline që po vendosim në territorin fiskal”, ka shtuar Ahmetaj.

Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e bizneseve të gjobitura, jashtë kamerave burime nga Tatimet thonë se bëhet fjalë për mbi 30 mijë gjoba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA