Vizita surprizë e Biden, në Irak për t’i dhënë fund krizës politike

28/06/2016 00:00

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden kreu një vizitë surprizë në Irak këtë të enjte, për të detyruar edhe pse me sensin e përgjërimit, udhëheqësit vendas të zgjidhin krizën e ashpër politike, që po pengon së tepërmi përpjekjet për të mposhtur grupin e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Biden zbriti në Bagdad rreth pasdites, pas një udhëtimi sekret përgjatë gjithë natës nga Uashingtoni, e sigurisht me anë të një avioni ushtarak. Pasi zbriti në pistën e aeroportit mes të nxehtit përvëlues, ai përshëndeti ambasadorin amerikan, si dhe gjeneralin Sean McFarland, komandant udhëheqës i luftimeve kundër ISIS.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka publikuar itinerarin e Biden, por bëri të ditur vetëm faktin se, ai do të takohet me udhëheqësit e Irakut për të këmbëngulur mbi unitetin e vendit dhe për të diskutuar mbi fushatën e sulmeve ajrore kundër ekstremistëve të ISIS. Biden ka planifikuar gjithashtu edhe një takim me personelin amerikan që punon në këtë vend të Lindjes së Mesme.

Vizita e tij vjen pas një vale protestash të tensionuara dhe kërkesave për reforma të gjithanshme politike, të cilat e kanë paralizuar deri më tani qeverinë e Irakut, që nga ana tjetër po vuan edhe mes krizës së thellë ekonomike dhe betejës ndaj ISIS. Administrata “Obama” ka përshkallëzuar rolin ushtarak, duke dërguar më shumë trupa dhe pajisje në Irak, me shpresën për ta futur këtë shtet në rrugën e duhur, përpara se Presidenti Barack Obama të përgatitet të lërë zyrën e tij në janar të vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA