
Të paktën 10 persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, në përleshjet që shpërthyen mes ekstremistëve të krahut të djathtë dhe protestuesve në Sakramento në Kaliforni.
Policia amerikane tha se rreth 30 persona nga një grup për supremacinë e bardhë po zhvillonin një miting përpara parlamentit lokal, kur aty u shfaqën mbi 400 kundërprotestues dhe përleshjet nisën me shpejtësi.
Sipas autoriteteve, 9 meshkuj dhe një femër pësuan plagë armësh të ftohta dhe sendesh të forta. Videot e postara në internet shfaqin persona me fytyrën e mbuluar që vrapojnë përmes lulishteve të parlamentit dhe sulmojnë të tjerë.
Zyrtarë të grupit për supremacinë e bardhë Partia Tradicionale e Punëtorëve thanë se ishin ata që organizuan miting dhe më pas u sulmuan nga persona që kishin ardhur enkas për këtë qëllim.
Sipas këtij grupi që veçse supremacistë të bardhë, konsiderohen gjerësisht edhe neonazistë, fajtorët për dhunën janë grupet e ekstremit të majtë, diferencat ideologjike më të cilët janë shumë të mëdha.
Top Channel