Superkupa e Shqipërisë mbyll 2025 e futbollit shqiptar, Egnatia kundër Dinamos për trofeun e parë sezonal.
Ndërsa në Angli ka pllakosur zia futbollistike, Islanda është e gjitha në festë. Vendi ishullor me një popullsi prej vetëm 330 mijë banorë bëri historinë pasi në debutimin absolut të saj në një evropian ajo arriti të kualifikohej në cerekfinale pasi mundi Anglinë 2-1.
Trajnerët e kësaj skuadre, Heimir Halgrimson dhe Lars Lagerback nuk i kursyen lëvdatat për futbollistët e tyre duke shtuar se mund të vazhdojnë të bëjnë surprizën në këtë eveniment.
Ajo me Anglinë ishte ndoshta ndeshja jonë më e mirë si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në atë sulmues-tha Halgrimson-nuk e kishim aspak problem të markonim lojtarët anglezë madje krijuam edhe raste të tjera shënimi.
Por më e mira nuk ka ardhur ende. po e përsëris, nuk e kemi treguar ende çfarë mund të bëjmë, kështu që ndeshja jonë më e mirë është për t’u zhvilluar akoma.
Nëse përgatitemi mirë dhe nëse lojtarët ruajnë këtë sjellje në fushën e lojës, mund të fitojmë ndaj çdo skuadre.
Islanda do të luajë në çerekfinale me Francën të dielën e 3 korrikut dhe djemtë e Deshamps janë paralajmëruar.
Top Channel