Horror në SHBA, mamaja vret vajzat në ditëlindjen e babait

26/06/2016 00:00

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e një komuniteti të vogël në Fulshear të Teksasit në SHBA, ku një grua ka qëlluar për vdekje dy vajzat e saj në sy të bashkëshortit i cili i lutej të mos e bënte.

“Mos e bëj këtë, ato janë vajzat e tua”, mësohet të ketë përsëritur disa herë 45-vjeçari Jason Sheats, të cilit iu desh të shikonte vrasjen horror të vajzave të tij ditën që për të duhet të ishte një ditë feste.

Fqinjët e familjes Sheats tregojnë, për ngjarjen e së premtes, se pas një debati familjar 45-vjeçari ka dalë duke vrapuar në rrugë, ndërsa vajzat ishin të plagosura.

Ata shtojnë se p as tyre ka dalë edhe 42-vjearja Christy Sheats, e cila mbante një armë në dorë të cilën ua kishte drejtuar dy vajzave të saj. Por as përgjërimet e bashkëshortit të saj nuk e kanë ndalur 42-vjeçaren që të qëllonte për vdekje vajzat.

Christy Sheats u qëllua për vdekje nga forcat e policisë, të cilët mbërritën në vendngjarje pasi vajzat Madison, 17 vjeçe dhe Taylor Sheats, 22 vjeçe kishin ndërruar jetë.

Ata raportuan se pavarësisht thirrjeve për të hedhur armën, ajo nuk e ka bërë dhe madje ia kishte drejtuar sërish vajzës së vogël, për t’i qëlluar në mënyrë që të sigurohej që e kishte vrarë.

FOTO GALERI
2/7
Nena vrasese Christy Sheats

Top Channel