Britanikët votuan për të lënë Bashkimin Europian, por pa e ditur së çfarë do të thotë kjo për ta…të paktën kështu thotë Google.

Gjiganti amerikan i teknologjisë njoftoi përmes llogarisë së vet në Tëitter, “Google Trends”, që mbikëqyr fjalët e shtypura me shpesh në motorin e kërkimit, thotë se rreth mesnatës, 2 orë pas mbylljes së qendrave të votimit, pati një rritje me 250 përqind të personave që kërkonin “Çfarë ndodh nëse ne largohemi në BE”.

Tashmë që vendi duhet të nisë përgatitjet për të lënë Unionin dhe që kryeministri David Cameron ka njoftuar dorëheqjen, zërat kundër daljes nga BE janë shtuar ndjeshëm.

Shumë votues kanë komentuar përmes rrjeteve sociale se ndjehen të penduar që kanë votuar për të dalë nga BE, ndërkohë që shumica e analistëve politikë dhe ata ekonomikë e quajnë një hap tejet të gabuar që dëmton Bashkimin Europian, por sidomos vetë Britaninë.

Një ndër ta është Keni Rogoff. Ai thotë se një vendim i tillë nuk mund të merrej me një shumicë të thjeshtë votash në referendum.

Top Channel