Konsiderohej zv.presidenti më i fuqishëm në historinë e Amerikës, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Dick Cheney						Angelina Jolie bëri thirrje për tolerancë një javë pas të shtënave masive në një klub nate në Orlando, ku vdiqën 49 vetë.
Nuk tregon forcë kur denigron dikë për besimin e tij fetar, për kombësinë, orientimin seksual, gjininë apo çdo karakteristike ose dallim tjetër, qoftë ky real apo i imagjinuar, tha aktorja.
“Kur diskriminojmë, ne thjesht përpiqemi të tregojmë se jetët tona vlejnë më shumë se ato të të tjerëve, e kur denigrojmë traditat e besimit dhe kulturës se një grupi njerëzish, në vetëm dobësojmë fuqinë e shoqërive tona demokratike”, është shprehur Jolie.
Jolie, e dërguara e posaçme e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët, i bëri këto komente gjatë iftarit të shtruar me rastin e ditës botërore të refugjatëve, ku merrte pjesë dhe shefi i diplomacisë amerikane John Kerry.
Sekretari i Shtetit kërkoi të sqaronte ngërçin e shqyrtimit të imtësishëm të programit amerikan për të shpërngulurit nga konflikti në Siri. Kjo është kthyer në çështje nevralgjike në Shtetet e Bashkuara ku një numër gjithmonë e më i madh konservatorësh kërkon t’iu mohohet emigrantëve hyrja në Amerikë.
“Nuk ka absolutisht asnjë provë miqtë e mi, asnjë provë që të tregojë se refugjatët që kanë kaluar nëpër këtë proces stërmundues, mund të përbëjnë kërcënim për shoqërinë tonë më shumë se pjesëtarët e çdo grupi tjetër”, tha Kerry.
Jolie dhe Kerry dolën pas kësaj në fotografi me fëmijët e refugjatëve tashmë të sistemuar në SHBA së bashku me prindërit e tyre.
Top Channel