Prokuroria regjistron procedimin penal ndaj Tahirit

20/06/2016 00:00

Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar këtë të hënë procedimin penal ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Regjistrimi i këtij procedimi për Tahirin vjen pas kallëzimit të bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për intimidimin e gjyqtarit Arjan Aliaj.

Aliaj dha vendimin për pezullimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako, si dhe arrestin me burg për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, masë të cilën e ndryshoi tre ditë më vonë në arrest shtëpie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB