“Ksera”, gjykim të shkurtuar për ish-ministrin dhe vartësit

20/06/2016 00:00

Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera dhe disa nga ish-vartësit e tij që janë të bashkëpandehur për veperën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” do të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Në këreksën e bërë në seancën e kësaj të hëne, avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë pranuar aktet e prokurorisë, por jo akuzat.

Përjashtim nga kjo këreksë bëri vetëm i pandehuri Kleves Bitro, i cili do të vazhdojë gjykimin normal, por me një tjetër trup gjykues, pasi çështja në ngarkim të tij do të veçohet.

Pas këtij momenti, prokurori Ndini Tavani ka paraqitur kërkesën për gjykim, sipas të cilës ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.

Sipas prokurorisë, zyrtarët nëpërmjet montazhit të videove dhe fotove i kanë deklaruar si të kryera këto aktivitete, të cilat në fakt nuk janë zhvilluar asnjëherë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB