Fitoi Superkupën e Italisë vitin e kaluar, rrëfehet Sergio Conceiçao: Ambienti rreth Milanit s’ishte i mirë
Sfidë brenda sfidës në përplasjen mes Italisë dhe Suedisë ditën e premte ishte edhe dueli mes Zlatan Ibrahimovic dhe Giorgio Chielinit.
Mbrojtësi italian nuk shquhet fort për lojë të pastër në fushë, madje Albin Ekdal, që ka luajtur me të tek Juventusi e quajti “një derr në fushë”, ndërsa jashtë saj një person të jashtëzakonshëm.
Megjithatë, duket se edhe në fushë ndaj Ibrës, mbrojtësi italian ka qenë korrekt, të paktën sipas shtatlartit suedez.
“Gjithçka ishte e rregullt. Nuk pata asnjë problem me të, nëse do të kisha ai do të ishte në spital sot”, deklaroi para gazetarëve Ibrahimovic.
Italia mposhti Suedinë 1-0 me një gol të shënuar nga Eder në minutën e 88 të takimit dhe siguroi kalimin në fazën tjetër të finaleve, ndërkohë që Suedisë së Zlatanit i duhet një mrekulli për të kaluar grupin si vend i tretë.
Top Channel