Një burrë zgjohet i zhveshur në një breg plot me balena e peshq të ngordhur, dhe pranë sheh një foshnje të sapolindur që po qan.

Kështu fillon traileri më i mistershëm që u paraqit në panairin e video-lojërave “E3 2016”, nga Hideo Kojima, një nga krijuesit më të famshëm që ka punuar me “Konamin” për kaq shumë vite.

Traileri është krijuar duke kapur në 3D lëvizjet e aktorit të “Walking Dead”, Norman Reedus, dhe Kojima thotë në “Twitter” se “lindja dhe vdekja janë thelbi i kësaj loje që nuk do të jetë as lojë tipike ‘aksion’, as ‘RPG’, por një zhanër i ri”.

Kojima e la Konamin pas shumë vitesh bashkëpunimi për të krijuar kompaninë e tij, dhe videoja në fjalë është për lojën e parë të tij, që do të jetë ekskluzive për Playstation 4. Loja titullohet “Death Stranding” dhe sapo ka nisur të punohet, ndaj nuk pritet të hidhet së shpejti në treg.

FOTO GALERI
1/8
Hideo Kojima premton një zhanër të ri

Top Channel