“Mjekët pa kufij” refuzon fondet e BE-së. Protestë ndaj politikave të emigracionit

17/06/2016 00:00

Organizata bamirëse “Mjekët pa kufij” njoftoi se nuk do të pranojë më fonde nga Bashkimi Europian, në shenjë proteste ndaj politikave të tij të emigracionit.

“MSF” e vuri theksin në mënyrë të veçantë te marrëveshja e BE-së me Turqinë, në bazë të së cilës Ankaraja pranon të sistemojë emigrantët që kalojnë detin drejt Greqisë me anijet e trafikantëve.

Numri i refugjatëve që kanë vërshuar në Europë këtë vit, shumica nga Siria e shkatërruar prej luftës civile, është më i larti që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në 2015-n, “Mjekët pa kufij” morën 63 milionë dollarë nga Bashkimi Europian. Por tani i refuzojnë fondet e bllokut për të treguar kësisoj mospajtimin me politikat e turpshme të BE-së, siç i quan organizata mjekësore, dhe shtimin e përpjekjeve të udhëheqësve europianë sipas saj për t’i larguar njerëzit nga brigjet e kontinentit të vjetër.

Top Channel