Dimitri Payet bën sërish një ndeshje të madhe. Ai u rikthye në “Velodrome” shtëpia e tij për dy vite me radhë nga 2013 në 2015, aq sa u aktivizua me Marseille para se të transferohej në Angli tek West Ham.
Njeriu i ndeshjes me Shqipërinë u shpreh i lumtur për golin e realizuar, duke thënë se ishte një emocion i veçantë. Gjithashtu, bën edhe një analizë të lojës dhe ndryshimeve që sollën fitoren.
“Jam i lumtur sepse edhe njëherë ne u përpoqëm fortë në pjesën e dytë dhe i gjithë mundi u shpagua, edhe pse jo gjithçka shkoi ashtu siç e kishim menduar. Ishte një ndjejnë e veçantë të kthehesha në ‘Velodrome’. Të shënosh në këtë stadium ishte një emocion i veçantë. Ata u mbrojtën mirë. Në pjesën e parë ne tentuam të çajmë në mes, por kjo vetëm sa i bëri gjërat më të lehta për ta. Pastaj, në pjesën e dytë tentuam më shumë nga krahët. Krosuam më tepër dhe në fund arritëm edhe të shënonim”, tha Payet.
Top Channel