Dider Deshamps duartroket Shqipërinë, kombëtare së cilës i merr një fitore në tratativën e tretë si trajner i “gjelave”. Ai tha se shqiptarët luajtën me zemër dhe luftuan për një pikë, që do të ishte një rezultat shumë i mirë.
Sipas tij, pjesa e parë ishte për t’u harruar, ndërsa në të dytën francezët dolën në lojën e tyre duke arritur të shënojnë edhe në “in extremis”.
“Skuadra shqiptare është shumë e mirë dhe këtë e tregoi edhe sot. Kanë lojtarë të mirë që luajnë në skuadra të mira. Ishte e vështirë, pasi Shqipëria luan me zemër. Rezultati 0-0 ishte shumë i mirë për ta. Është e vështirë ndaj kundërshtarëve të tillë. E di që nuk kemi bërë gjithçka mirë, por dalim me 6 pikë pas dy ndeshjesh. Pjesa e parë e jona ishte për t’u harruar, ndërsa pjesa e dytë ishte e një niveli të mirë dhe ne bëmë gjithçka për t’i nxjerrë nga pozicionet kundërshtarët dhe nuk i lejuam të na rrezikonin më”., u shpreh Deshamps.
Top Channel