Shishtaveci përballet me ndotje nga mbeturinat urbane, mungesa e koshave dhe pastrimit përkeqëson situatën në zonën turistike Pacientët të cilët kanë nevojë për gjak, si në raste plagosjeje, aksidenti, operacioni apo fëmijët talasemikë, tanimë do të marrin gjak më të sigurtë.
Analiza e gjakut që dhurohet do të jetë më e shpejtë në kohë dhe me i sigurtë në cilësi falë një pajisjeje të instaluar pranë Qendrës së Gjakut.
“Sot celebrojmë nisjen e kësaj teknike për të zbuluar në kohë të shkurtër mundësinë e një infeksioni që rezultojnë që janë të pranishme tek qytetarët dhe pacientët. Kjo teknologji na mundëson që të kemi vijimësi në ofrimin e kësaj analize”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Më parë, për të zbuluar nëse gjaku i dhuruar është i infektuar me virusin HIV pritej 6 muaj, tanimë do të jetë gati për 4 -5 ditë.
“Me këtë aparat shtojmë edhe një shkallë tjetër sigurie për gjakun duke eleminuar mundësinë e infektimit të personave. Për hepatitin C, periudha e analizave shkurtohet në 2.5 ditë dhe për HIV 5 ditë”, thotë mjekja mikrobiologe, Rinalda Skendaj.
14 qershori është dhe dita ndërkombëtare e dhurimit gjakut, duke u ofruar personalisht ministri i Shëndetësisë u bëri thirje qytetarëve të dhurojnë gjak për të shpëtuar një jetë dhe për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë të cilët e kanë nevojë të vazhdueshme.
Top Channel