Reforma votohet pa PD, opozita largohet për rekomandimin “88”

14/06/2016 14:30

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi miratoi në mënyrë përfundimtare draftin me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.

Në këtë mbledhje morën pjesë deri në fund ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Top Channel ka mësuar se Donald Lu ka deklaruar në fillim të mbledhjes se drafti ka mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Romana Vllahutin u ka thënë anëtarëve të komisionit se pika e vetingut nuk mund të preket dhe se ky është një udhëzim që vjen nga Brukseli.

Kjo pikë është ajo që Edi Rama e quan vija e kuqe e reformës dhe që skanon pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por opozita nuk ka ndryshuar qëndrim. Anëtarët e saj janë larguar nga komisioni pasi kanë shprehur qëndrimin se ata nuk votojnë për një draft që nuk përmbush rekomandimin 88 të Venecias për pjesëmarrje substanciale të opozitës në 4 instiucione që zgjedh Kuvendi, përfshirë edhe vetingun.

Megjithatë, votimi nuk është ndërprerë. Anëtari i LSI-së, Petrit Vasili bashkoi votat me socialistët dhe drafti quhet përfundinisht i miratuar. Kjo, sipas maxhorancës, nuk mbyll derën e negociatave me opozitën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA