Mbaron mandati i Nunit, Nishani nis procedurat për vendin vakant

14/06/2016 11:30

Dy javë pas shpalljes së vendeve vakante për dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, presidenti Bujar Nishani shpall procedurat edhe për një anëtar të Gjykatës së Lartë.

Procedurat nisin pasi ka përfunduar mandati i gjyqtarit Ardian Nuni. Në një njoftim për mediat kreu i shtetit përcakton edhe dokumentacionin e nevojshëm, ku përmendet edhe ajo e formularit të vetëdeklarimit, sipas zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

Afati për paraqitjen e dokumenteve nis më 15 prill dhe përfundon më 25 prill 2016. Dy javë më parë, 1-8 prill u paraqitën edhe aplikimet për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, pasi ka përfunduar mandati 9-vjeçar i Sokol Berberit dhe Vladimir Kristos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA