Masakra e Orlandos, Obama: Nuk është vepër e ISIS

14/06/2016 00:00

Motivet që shtynë 29-vjeçarin me origjinë afgane, Omar Mateen, të vrasë 49 persona në një lokal nate për homoseksualë në Orlando të Flordias mbeten ende të paqarta.

ISIS mori përsiper masakrën, por ka shumë dyshime se Mateen mund të jetë shtyrë nga arsye personale, ndoshta homofobia siç thotë i ati, ose mund të bëhet fjalë për një të ashtuquajtur “ujk vetmitar”, i cili është vetëradikalizuar ashtu si autorët e masakrës së San Bernardinos.

Kjo hipotezë konfirmohet edhe nga Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili në përfundim të një takimi me zyrtarë të FBI-së dhe antiterrorizmit tha se nuk ekziston asnjë provë e qartë se vrasësi i Orlandos ishte udhëzuar nga ekstremistë, apo se ishte pjesë e një komploti më të gjerë.

Sipas liderit të Shtëpisë së Bardhë, vrasësi është frymëzuar nga informacionet ekstremiste të shpërndara në internet. Obama e cilësoi rastin si një ekstremizëm të ushqyer brenda kufijve kombëtar.

Top Channel