Presidentja e Komisionit Europian mbërrin në Tiranë, Von der Leyen pritet nga kryeministri Edi Rama në kryeministri
Aktivitetet politike për reformën në drejtësi kanë qenë të shumta këtë të hënë. Ato nisën me takimin Rama-Meta, në selinë e Kryeministrisë.
Nga burime konfidenciale mësohet se gjatë këtij takimi, Meta ka këmbëngulur që drafti final të kalohet në konsensus me PD, për implementimin e rekomandimit të Venecias, për përfaqësimin substancial të opozitës në institucionet e drejtësisë.
Palët kanë qenë hermetike mbi këtë takim. Në konferencën për shtyp, Rama tha se, “nuk jam zëdhënësi i kryetarit të Kuvendit”, ndërsa nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u rezervua duke cituar rregulloren e Kuvendit.
Ndërkohë, pas takimit me Metën, Rama është takuar me ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Në të njëjtën konferencë, shefi i qeverisë tha se drafti mbështetet nga SHBA dhe BE, që do monitorojnë procesin.
Top Channel