Microsoft është lider në fushën e teknologjisë në shumë sektorë, por kur flitet për rrjetet sociale, kompania e Bill Gates është vite dritë larg platformave tradicionale.

Dhe për të ngushtuar këtë hendek, Microsoft ka vendosur të shpenzojë miliarda dollarë për të përvetësuar një rrjet ekzistues, jo krejt të panjohur.

Bëhet fjalë për LindedIn. Microsoft njoftoi blerjen ë këtij rrjeti social për 26 miliardë dollarë, ose 196 dollarë për aksion, thuajse dyfishi i vlerës që u mbyllën në bursë të premten.

Microsoft thotë se LinkedIn do të vazhdojë të ruajë brandin, kulturën dhe pavarësinë e vet.

LinkedIn numëron mbi 430 milionë përdorues në mbarë botën dhe bashkëthemeluesi i tij, Reid Hoffman e cilëson blerjen e Microsoft si një lëvizje të zgjuar.

‘Mund të integrohet lehtësisht në një sërë platformash dhe asetesh të Microsoft, si Office, Exchange dhe Outlook”, thotë ai.

Top Channel