Një grup nxënësish në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në qytetin e Korçës janë duke sjellë një koncept të ri për klasat mësimore. Të mbështetur edhe nga drejtuesit e shkollës e mësuesit e lëndës së arteve, ata kanë realizuar piktura murale në muret fundore të disa prej klasave, duke i bërë këo ambiente më të ngrohta mësimi.

Për realizimin e pikturave është dashur një kohë e gjatë pune, ndërsa pikturat nuk janë zgjedhje rastësore. Një bibliotekë “3D”, piramidat, qelizat, planetet janë disa nga pikturat, të cilat janë realizuar deri më tani, ku të gjithë kanë punuar pas mësimit dhe në fundjavë.

Ata kanë shënuar një hap të parë drejt rikonceptimit të klasave mësimore, duke e larguar konceptin e ambienteve tradicionale, ndërsa tashmë ato janë vende ku nxënësit përfshihen dhe identifikohen.

Top Channel