Totozani: Më shumë vëmendje për minoritetet

10/06/2016 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani organizoi këtë të premte në Gjirokastër një auditorium në fokus të të cilit ishte gjendja e minoriteteve në vendin tonë.

Në fjalën e tij në këtë event, ku merrnin pjesë diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, Totozani deklaroi se institucioni që drejton do të ftojë zyrtarisht komisonet parlamentare për një seancë të hapur dëgjimore me prezencën e përfaqësuesve të minoriteteve për të diskutuar mbi problematikat që hasin këto kategori.

Më tej gjatë fjalës së tij, avokati kërkoi mes të tjerash: miratimin e ligjit të minoriteteve, ku të përcaktohen kriteret sistemike ligjore për njohjen zyrtare të minoriteteve; të ndryshohet ligji për diskriminimin; të zbatohen rekomandimet e Komisionit Europian kundër razicmit, etj.

Gjithashtu, Totozani kërkoi një census të gjithëpranuar e të bazuar mbi kritere objektive, si dhe një përfshirje më të madhe në qeverisjen vendore dhe qendore të minoriteteve.

Top Channel