Ministri Klosi viziton gruan e dhunuar, premton mbështetje sociale

10/06/2016 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi vizitoi këtë të hënë zonjën Marsela Çaushaj, viktimë e dhunës brutale nga ish-bashkëshorti.

Ministri Klosi, pasi pa nga afër masat e marra për rehabilitimin e gruas dhe të fëmijve saj, u angazhua për procesin e gjetjes së një shtëpie tjetër për ta, duke parë kushtet e rrënuar të asaj aktuale.

Marselës, që është pjesë e skemës së ndihmës ekonomike me pagesën maksimale, gjithashtu i është ofruar një vend pune.

Pasi e falenderoi ministrin për masat e marra dhe praninë e tij, zonja Çaushaj kërkoi t’i garantohet siguria, dënimin maksimal të ish-bashkëshortit të saj dhe heqjes e së të drejtës së prindërimit për të.

Në këtë vizitë, ministri Klosi ishte i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Leli, i cili shprehu gjithashtu mbështetjen e plotë ndaj Marselës dhe fëmijve të saj.

Top Channel