SHBA korrigjojnë qëndrim? Burimi për VOA sqaron përdorimin e termit “fleksibilitet”

09/06/2016 00:00

“Zëri i Amerikës” bëri një shpjegim informal, përse Ambasada e Shteteve të Bashkuara tha se qeveria tregoi fleksibilitet në negociata, ndërsa opozita jo.

Sipas “Zërit të Amerikës”, para takimit Rama-Basha palëve iu paraqit një variant i ri, ku kërkohej që secili të përshtaste pozicionet. Burimet ndërkombëtare i thanë “Zërit të Amerikës” se, “Qeveria e pranoi 100 për qind planin e kompromisit. Ndërsa opozita pranoi shumë nga aspektet e propozimit, por këmbënguli për metodën e vendeve të rezervuara për përzgjedhjen e këshillave të ndryshme”.

“Zëri i Amerikës” thotë se kjo këmbëngulje nga ana e Partisë Demokratike është motivi, pse Ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh se opozita nuk dëshmoi fleksibilitet.

Një ditë më parë, opozita publikoi disa “e-mail”-e për të treguar se modeli i vendeve të rezervuara ishte propozim amerikan dhe se ajo ishte treguar fleksibël, duke hequr dorë nga 2/3-tat për të pranuar këtë si formulë kompromisi.

Top Channel